De Laurentiis: Juventusi duhet të brengoset

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 11:00 | Nga

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, thotë se ai do të brengosej po që se do të ishte në pozitën e Juventusit.

Bianconerët kanë fituar gjashtë vjet rresht Scudetton, por tash Napoli ka dy pikë më shumë në tabelë.

“A e ka bërë starti jonë Juventusin nervoz? Më shumë se nervoz, unë do të isha i brengosur. Pas gjashtë titujve, nuk mund të jesh i sigurt se do ta fitosh gjithmonë”.

“Ata kanë humbur lojtarë të rëndësishëm dhe ka lojtarë që nuk po mund ta gjejnë golin”.

“Chiellini është aty, por Bonucci shkoi te Milani e ai ishte krucial. Ata nuk zëvëndësuan Pirlon, kurse Pogban do ta mbaja deri në fund të jetës së tij”, potencoi De Laurentiis.

Ai shtoi se nuk është i befasuar që skuadra e tij i ka fituar gjashtë ndeshjet e para. Ai mendon se e vërteta do të dalë tek në muajin mars për kapacitetet e ekipeve.

De Laurentiis njihet për deklaratat e tij tendencioze dhe kontroverse në sulm të kundërshtarëve të klubit të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme