Juventusi ka nisur negociatat me qendërmbrojtësin e skuadrës së Ajaxit, Matthijs de Ligt kanë njoftuar mediumet e huaja të martën.
Bëhet e ditur se De Ligt i është ofruar Juventusit nga agjenti i tij, Mino Raiola, transmeton koha.net.
Juventusi ka kohë që monitoron 19-vjeçarin, i cili po vlerësohet ndër më të mirët në tolin e tij. De Ligt ka 77 ndeshje me ekipin e parë të Ajaxit dhe 11 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.
Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2021 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.