Maja e Zhlepit (Kulla) dhe bjeshkët tjera të fshatrave të Deçanit dhe Pejës, konsiderohen pronë e Kosovën, mirëpo me demarkacionin me Malin e Zi, ka dyshime se një pjesë e këtyre mund t’i kalojë Malit të Zi.
Këshilli i Fshatit Llukë e Epërme të Deçanit ka ftuar për sot, e mërkurë, banorët e këtij fshati, por edhe fshatrave tjerë që në mënyrë të organizuar dhe bashkërisht të shkojnë në majën e Zhlepit, në kufirin me Malin e Zi, transmeton lajmi.net.
“Qëllimi i këtij organizimi është bashkimi jonë, vizita e bjeshkës tonë dhe kundërshtimi ynë që kjo pjesë e Kosovës, bjeshkë e fshatit tonë të mos kaloj në pronësi të Malit të Zi”.
“Maja e Zhlepi (Kulla) dhe bjeshkët tjera të fshatrave të Deçanit dhe Pejës, konsiderohen pronë e Kosovën, mirëpo me demarkacionin me Malin e Zi, ka dyshime se një pjesë e këtyre mund t’i kalojë malazezëve”, thuhet në njoftimin e këshillit të fshatit Llukë e Epërme.