Deda thotë se ka pak buxhet për Kuvendin, reagon Hamza: Financojmë  sipas kërkesës

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 17:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda gjatë diskutimit për projekt buxhetin, ka thënë se nuk ka rritje të buxhetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Deda ka shtuar se fakti që as Kuvendi nuk ka rritje, e lë në pozicionin më të dobët në Ballkan.

“Jo veç që buxheti ka mangësi por është jo planifikim i mirëfilltë i shtetit tonë në skenën ndërkombëtare.  Më vjen keq që kuvendi prapë ka me pas buxhetin më të ulët se RTK. Mos pritni që deputetët kanë me kryer punën e tyre mirë kur nuk e kanë buxhetin mirë. Është hera e katërt që diskutohet problemi i mbajtjes së Kuvendit institucion i dobët dhe kështu nuk mundet me kryer punën e vet, ka thënë Deda.

Pas deklaratave të Dedës, ka reaguar ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili ka mohuar atë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, ndërsa ka thënë se deputetët janë ata që mund ta ndryshojnë situatën në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Ka rritje të buxhetit në MPJ, nuk besoj që janë metë punë pa u kryer për shkak të mungesës së pareve. Sa i përket Kuvendit, mendoj se ka pas financim, por tek e fundit buxhetin e aprovojnë deputetët, jo Qeveria. Ne e propozojmë, Kuvendi e miraton. Nëse deputetët konsiderojnë se duhet me pas më shumë pare, është në autoritetin e tyre. Por duke pas parasysh se deputet kërkojnë transparencë, mos po e zvogëlojnë buxhetin. Aq sa ka pas kërkesë prej kuvendit ne e kemi financiar, nëse ka diçka shtesë pres amendament dhe unë si ministër do ta përkrahi”, tha Hamza.

Ndërsa deputeti Deda sërish i tha ministri Hamza se buxheti për Kuvendin është më keq i dizajnuari në Ballkan.

“Unë thash që nuk ka politikë të jashtme dhe ju ministër nuk keni çka me thënë se nuk është pjesë e juaj. A sa i përket kuvendit, buxheti është i dizajnuar më së keqi në Ballkan. Këtu pra nuk po votojmë as për veten tonë, për me pas seriozitet më të madh, duhet edhe buxheti i kuvendit të jetë i dizajnuar që të ketë hapësirë për këtë lloj serioziteti”, tha Hamza.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca e Kuvendit

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 7, 2018

Të ngjashme