Deda: Zhbërja e Gjykatës Speciale e kthen Rezolutën 1244

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 20:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti Ilir Deda tërheq vërejtjen se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës do ta fuqizonte Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Deda ka thënë se liderët e koalicionit qeverisës kanë vendosur ta izolojnë dhe defunksionalizojë shtetin e Kosovës.

“Sonte ndodhi një moment dramatik. Deklarimet e përfaqësuesve ndërkombëtarë nuk janë vetëm deklarime diplomatike, por mesazhe që ua kanë dhënë udhëheqësve tanë. Ne do të izolohemi nga bashkësia ndërkombëtare. E shfuqizuan këta, apo jo, Gjykatën Speciale, ne po harrojmë që ekziston edhe Rezoluta 1244”, tha Deda, raporton Ekonomia Online.

Deda i bëri komentet para gazetarëve, derisa po mbahej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrat e Prokurorit.

“Unë kam pyetje për Thaçin dhe liderët e koalicionit: A e kanë ndërmend ata me e fuqizu Rezolutën 1244 dhe me e kthy autoritetin e Kombeve të Bashkuara me këtë rezolutë?”

“Kjo nuk është vetëm një ligj i zakonshëm, nuk është një seancë e jashtëzakonshme. Këtu jemi me të vërtetë duke luajtur me të ardhmen e shtetit tonë. Ne nuk mund ta lejojmë ta shkatërrojmë shtetin për shkak të papërgjegjësisë së 20 politikanëve”, theksoi deputeti i Alternativës.

Të ngjashme