Një aeroplan që ishte nisur nga Prishtina për në Cyrih është dashur të kthehej prapë në pistë për shkak të një problemi me derën e bagazhit.
Nga Air Prishtina kanë konfirmuar për Klankosova.tv se aeroplani “Ch-air” që ishte nisur nga Prishtina për në Zvicër është dashur të kthehej për shkak të problemit me mbylljen e derës së bagazhit.
Ata thanë se në momentin që problemi të zgjidhet, aeroplani do të niset për në destinacionin e synuar.