Për shkak të shëndetit, janë disa gjëra personale që duhet të keni kujdes.
Disa prej tyre ju nuk duhet t’i ndani me askënd.
Dëgjueset e kapela janë disa prej gjërave me të rëndësishme qe duhet të keni kujdes.
Kapelën
Kjo është e drejtë: kapele ose çdo gjë që mbulon ose prek kokën tuaj duhet të jetë vetëm e juaja (duke përfshirë brushat, krehrat, jastëkët, etj).
Ju tashmë e dini se përmes krehrave mund të bëhet përhapja e morrave – megjithatë të ftuarit e padëshiruar mund të vijnë edhe nga gjumi në jastëkun e dikujt tjetër ose nga veshja e një shoku.
Kështu që herën tjetër, kur duhet të kujdeseni nga dielli, sigurohuni që kapela që e vendosini të jetë vetëm e juaja.
Kremi
Kremrat u takojnë gjërave apsulutisht personale. Derisa e zhytni gishtin në pakon e ndonjë kremi ju potencialisht jeni duke e bërë përhapjen e baktereve.
Kjo mund të çoj në infeksione dhe shumë problem të tjera të lëkurës. Por edhe produktet tjera të bukurisë mos i ndani me askënd.
Çorapet
Ju i ndani shumicën e gjërave, por kur bëhet fjalë për veshje kjo nuk duhet të ndodhë.
Ndarja e gjërave të brendshme me partnerin mund të çojë në infeksione të traktatit urinar, skuqje, kruajtje etj.
Për sa i përket ndarjes së çorapeve, kjo mund të çojë në krijimin e kërpudhave në këmbë, mund të keni infeksione në thembra dhe kruarje.
Kudo që jeni sigurohuni që të keni çorape dhe brekë të mjaftueshme në sirtarin tuaj.
Brushën e dhëmbëve
Kjo as që mund të imagjinohet dhe as nuk duhet kurrë të ndodhë.
Sipas Shoqatës Dentare Amerikane, ndarja e një furçë dhëmbësh mund të rezultojë me rritje të infeksioneve.
Dentistët këshillojnë që të përdorni një peshqir të pastër për të larë dhëmbët në rast emergjence dhe mos ta huazoni kurrë furçën e dhëmbëve të dikujt tjetër.
Briskun e rrojës
Briskun e rrojës duhet ta mbani vetëm për vete.
Mjekët sugjerojnë që kjo mos të ndodh sepse hepatiti dhe infeksionet tjera përhapen në këtë mënyrë si dhe HIV.
Mos harroni ta ndërroni rregullisht briskun sepse rreziqet janë reale.
Kufjet
Për të gjithë ata që e duan muzikën – shumë të rëndësishme janë kufjet e tyre.
Megjithatë njerëzit rrallë mendojnë se kufjet e dikujt tjetër mund të jenë të rrezikshme për ta.
Rritja e baktereve ne kufje është një fakt i pamohueshëm që nuk duhet injoruar, e sidomos kur dihet se të gjitha bakteret e veshëve janë unike. Andaj asgjë e mirë nuk vjen nëse ato i ndani me miq, shkruan EO.
Nëse dëshironi t’i ndani ose t’ia jepni dëgjuesit dikujt, sigurohuni që ata janë të pastra. Nëse jo, përdorni një top pambuku për të pastruar sipërfaqen me llak dezinfektues. Mos u bëni shumë dembel për ta bërë këtë. Shëndeti juaj është në rrezik.