Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, reagon Tahiri: E vërteton mendësinë millosheviqiane

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, e mbajtur të shtunën, e vërteton mendësinë millosheviqiane. 

Tahiri ka thënë se Deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimorz

Deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb” ku përmendet që Kosova “është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, vërtetojnë mendësinë millosheviqiane, e cila rezultoi me disa lufta në Ballkan, gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor dhe me Marrëveshjen e Dejtonit”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme