Deklaratat për rritjen ekonomike të Kosovës në kundërshtim me realitetin e varfërinë ekonomike

Prishtinë | 26 Gus 2024 | 11:42 | Nga Hisen Berisha

Gjatë pjesmarjes në Konventen e PD në SHBA, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kryeministri kosovar Kurti, deklaroi se Kosova ka një rritje ekonomike mbresëlënëse me një GDP prej 6.2%, duke pretenduar se vendi është i dyti në Evropë për zhvillim dhe një destinacion lider për investitorët.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur, sipas statistikave të publikuara nga World of Statistics, realiteti ekonomik i Kosovës është shumë më i zymtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga @stats feed, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë për sa i përket GDP-së për kokë banori, duke u ndjekur vetëm nga Ukraina, e cila është në mes të një lufte të ashpër.
Prveç kësaj, edhe parashikimet e Bankës Botërore për zhvillim në Kosovë në kuoten e 3.3%, tashmë sipas vlerësimeve periodike, ngrlet në kuotat e 2.8%.

Kjo tregon se situata reale ekonomike e Kosovës është larg nga ajo që paraqet Kryeministri Kurti, dhe sugjeron se përmirësimet në indikatorë të caktuar ekonomikë nuk përkthehen automatikisht në mirëqenie për qytetarët e saj.

Deklaratat optimiste të Kryeministrit janë në kundërshtim të thellë me përvojat e përditshme të shumë qytetarëve të Kosovës, të cilët përballen me papunësi të lartë, paga të ulëta dhe mungesë të investimeve të huaja direkte që do të mund të rrisnin nivelin e jetesës. Po ti marim vetëm pensioneve në vend, shohim se ato mbesin në vlera të njëjta si para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, ndërkohë që shporta familjare e qytetarëve është trefish më e varfër.

Rrjedhimisht, është e nevojshme që qeveria të ketë një qasje më të ndershme dhe transparente në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit, duke adresuar sfidat e vërteta. Vetëm pasi ta pranoj realitetin dhe ta kuptoj niveli e stëkeqjes ku e ka sjellur vendin mund të punoj drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në fund të fundit, aspiratat për zhvillim dhe investime duhet të bazohen në realitetin e ashpër të të dhënave ekonomike të mekanizmavevlerësues vendor e ndërkombëtar, resurset po ashtu dhe të përmirësojnë jetën e njerëzve që çdo ditë përballen me sfidat ekonomike të Kosovës.

Të ngjashme