Del të jetë i rremë alarmi për bombë, Aeroporti i Prishtinës i rikthehet funksionimit

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Ka dalë të jetë i rremë këncënimi me bombë në Aeroportin e Prishtinës.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

”Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, u than ë komunikatën për media.

“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, u tha në komunikatë

Të ngjashme