Delawie: Nepotizmi shkatërron besimin e njerëzve në qeverisje

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë që njerëzit që punojnë në shërbimin publik duhet të paguhen në bazë të kualifikimeve dhe jo për shkak të lidhjeve të tyre partiake.

“Të rinjtë problemin kryesor pasi diplomojnë e kanë të gjejnë punë për problemin e nepotizmit”.

“Problemi i nepotizmit e shkatërron besimin e njerëzve në qeverisje përkundër që në bazë të anketave besimi i publikut në Gjykata është përmirësuar”.

“Kosovarët duhet të punojnë për ta fituar besimin e njerëzve”, ka thënë Delawie.

Ai ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se duhet të sigurohet që të burgosurit të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Një hap tjetër ka të bëjë me atë që çka bëjnë me njerëzit që dërgohen në burg atëherë sistemi i sigurisë duhet të kujdeset që të trajtohen në mënyrë të barabartë”.

“Qëllimi  është që të gjithë të trajtohen barabartë para ligjit dhe të përballen me të njëjtat pasoja në rastin e shkeljes së ligjit”, ka thënë Delawie.

Të ngjashme