Delawie: Ta mbështesim FAK-un sepse Kosova nuk mund ta mbrojë veten

Prishtinë | 23 Tet 2016 | 11:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova sepse vendi nuk e ka aftësinë e vetëmbrojtjes, këto komente ai i ka bërë në Seminarin e 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.

Ai tha se KFOR-i ka qenë i suksesshëm në Kosovë por ende nuk ka përfunduar puna këtu dhe ende situata politike duhet ë përmirësohet.

Delawie shtoi se është e rëndësishme të mbështesim transformimin e FSK-së në FAK.

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo ka deklaruar se misioni i KFOR-it, përveç që kontribuon në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët, po ndihmon edhe në krijimin e kapaciteteve vendore.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm”, tha ai.

Të ngjashme