Delawie: Të rinjtë kosovarë duhet të kontribuojnë në vendin e tyre

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 11:41 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur konferenca e arsimit të lartë të Asociacionit të Alumnive Kosovë-ShBA.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është adresimi i mungesës së hallkës së bashkëpunimit në mes institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe ekonomisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie tha se të rinjtë kosovarë po shohin Evropën Perëndimore dhe Amerikën si synim për të gjetur punë. Ata duhet të kontribuojnë në vendin e tyre, por papunësia i obligon të dalin jashtë vendit. Ai tha se universitetet luajnë rol të madh për gjeneratat e reja dhe si e vetme nuk mund t’i kalojë sfidat e arsimit në Kosovë dhe Ministria e Arsimit dhe qeveria ka ndikim të jashtëzakonshëm në ndryshimin e këtij aspekti.

“Ne i mbështesim programet e përbashkëta, sepse sistemi amerikan mund të ofrojë shumë për kosovarët, por megjithatë është mirë që studentët të kthehen në shtëpi për t’i zbatuar njohuritë e tyre brenda vendit të Kosovës”, tha Delawie.

“Gjatë viteve të kaluara, kemi dërguar në Amerikë studentët për të marrë diploma të masterit dhe tani është viti i fundit dhe kam biseduar me këta të rinj kur janë kthyer në Kosovë dhe mund të them se studentët kosovarë janë shumë të mençur, më të mençur se kudo tjetër në botë, punojnë shumë por kanë pasur telashe derisa e kanë mësuar mënyrën se si bëhet mësimdhënia në ShBA”, shtoi Delawie.

Heset Sahiti, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se arsimi i lartë në Kosovë duhet t’iu përgjigjet dhe përshtatet ndryshimeve të tregut të punës dhe zhvillimeve të vendit.

“Inkurajojmë Shtetet e Bashkuara Alumni që të ndihmojë qytetarët e Kosovës përmes anëtarëve të saj që kanë mundësinë të studiojnë në ShBA në fusha të ndryshme dhe të kanë mundësinë të marrin bursa nga departamenti i ShBA-së”, tha Sahiti.

Ndërsa, Visar Ramajli përfaqësues biznesi, tha se zhvillimi i tregut në Kosovë po bëhet në hap të ngadalshëm.

“Mungesa e investimeve është evidente në të gjitha fushat e sidomos në prodhim dhe për të sfiduar këtë gjendje për të rregulluar bilancin tregtar, Kosovës i duhet të ngris kapacitetet e reja prodhuese, shërbyese që kanë në fokus eksportin dhe zëvendësimin e prodhimeve dhe shërbimeve që vijnë në importin tonë”, tha Ramajli.

Të ngjashme