Behgjet Pacolli sa ka mbajtur pozita drejtuese shtetërore udhëtimet e tij, edhe ato zyrtare i ka kryer me avionin e tij personal.
Por fluturakja e tij shpesh ka qenë në shërbim edhe të zyrtarëve të tjerë shtetërorë.
Duket se kështu do të jetë edhe më 27 qershor. Avioni i tij, do të jetë në shërbim të delegacionit të Kosovës që do të marrë rrugë drejtë SHBA-së katër ditë më vonë.
Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, e ka thënë tërthorazi këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar Murseli.