Ekonomia Online
FUNDIT

Delegacioni iranian proteston pas kërcënimeve të Trump

Delegacioni iranian proteston pas kërcënimeve të Trump

Delegacioni iranian që aktualisht po merr pjesë në bisedime në Zvicër ka paraqitur një protestë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi negociatorët e saj pak kohë më parë, raportuan mediat shtetërore iraniane. “Delegacioni iranian i ka paraqitur një protestë palës amerikane dhe tani po shqyrton mundësitë për një përgjigje të përshtatshme ndaj kërcënimeve të […]

Delegacioni iranian që aktualisht po merr pjesë në bisedime në Zvicër ka paraqitur një protestë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi negociatorët e saj pak kohë më parë, raportuan mediat shtetërore iraniane.

“Delegacioni iranian i ka paraqitur një protestë palës amerikane dhe tani po shqyrton mundësitë për një përgjigje të përshtatshme ndaj kërcënimeve të fundit verbale të Donald Trump”, shkroi në X Press TV, një kanal mediatik shtetëror në Iran, raporton CNN.

Në një telefonatë me Fox News sot, Trump tha se ShBA-të mund të “marrin kontrollin” e Ngushticës së Hormuzit nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Iranin dhe kërcënoi delegacionin iranian që është mbledhur në Zvicër.

Të ngjashme