PDK-ja konfirmohet si parti e parë në vend

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 19:59 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur konferencë për media pak minuta pasi janë mbyllur qendrat e vendvotimit.

Deputetja Blerta Deliu Kodra, ka thënë se në zgjedhjet e sotme lokale PDK është fituese në 16 komuna, raporton Ekonomia Online

“Është shumë e rëndësishme të theksohet se PDK është fituese në 3 prej komunave më të madhe, Prizreni, Mitrovica dhe Ferizaj. Qytetarët e Kosovës, në lagjet, qytetet dhe fshatrat e tyre, edhe një herë e vërtetuan se Partia Demokratike e Kosovës është adresa kryesore politike në vendin tonë. Pra, do të jemi të parët në nivel vendi”, ka thënë Deliu-Kodra.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në nivel vendi del të jetë forca e parë edhe në nivel të komunave jemi duke kryesuar në balotazh.

“Tani që ka përfunduar procesi zgjedhor dhe kemi një pasqyrë fillestare nga degët tona anekënd vendit, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Partia Demokratike e Kosovës është rikonfirmuar si partia e parë në Republikën e Kosovës. PDK ka hyrë në balotazh në numrin më të madh të komunave. Çdo herë që ka fituar Partia Demokratike e Kosovës, kanë fituar vetë qytetarët e vendit tonë, lagjet, fshatrat dhe qytetet e tyre. Këtë frymë triumfuese të Partisë Demokratike të Kosovës do ta vazhdojmë fuqishëm dhe do ta kurorëzojmë me fitore në balotazh”, ka thënë Tahiri.

 

Të ngjashme