Mbajtja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike i Kuvendit të Kosovës, në përfundim të kësaj mbledhje vendosi që ta shtyjë për një takim tjetër, procedimin e raportit të Demarkacionit në Kryesinë e Kuvendit, për një datë tjetër.
Shtyrja për procedimin e këtij raporti është bërë sepse prokuroria është duke hetuar dyshimet që kanë rrjedhur për manipulim të dokumentave dhe ndryshim të vijës kufitare në harta, raporton Ekonomia Online.
Komisioni ka vendosur që me 15 janar në mbledhjën e radhës të marrë vendim se kur do t’i procedohet Kryesisë së Kuvendit raporti dhe marrëveshja për demarkacionin.
Ndërsa komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëor, me kryesues Shpejtim Bulliqin kanë thënë se komisioni paraprak nuk ka bërë demarkim të vijës kufitare, por delimitim apo vijë të re kufitare.
Ky komision theksoi se nga ana e tyre është përgaditur një raport preliminar dhe jo përfundimtar, që sipas tyre mungesa e kohës ka qenë shkak i sjelljës së raportit preliminar.
Komisioni për Shënjimin e Kufirit theksoi se janë të përgatitur për çdo gjë, qoftë edhe rinegocim, qoftë për arbitrazhi ndërkombëtar.