Edhe pse ishte paralajmëruar se sot do të votohet Demarkacioni me Malin e Zi një gjë e tillë nuk ka gjasa që të ndodhë sot.
Kjo pasi që koalicioni nuk i ka 80 votat e duhura për demarkacionin.
Deputeti Milaim Zeka nga Nisma ka thënë se sonte nuk ka votim të projektligjit të Demarkacionit, transmeton Gazeta Metro.
Sëmundja e deputetit të LDK-së Ramiz Kelmendi u ka prishur punë koalicionit qeveritar dhe LDK-së, edhe pse u tha se ishin shumë afër sigurimit të votave.
Seanca ka filluar në orën 16:00 dhe debate ende po vazhdon, ndërsa pritet që të flasin edhe 27 deputetë.