Agron Demi nga instituti GAP ka kritikuar vlerësimin e Qeverisë ndaj raportit të progresit për Kosovën.
Demi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me këtë raport po e shohim të gjithë “se jemi në pus”, por është Qeveria e vetmja që thotë se “ky është raporti më pozitiv që ka pas Kosova”.
Kjo, sipas Demit, na tregon se Qeverisë as që i bahet vonë se çka thotë Komisioni Evropian, çka thotë shoqëria civile, çka thonë mediat.
“Kur del një raport i pusit, edhe krejt e shohim që jemi në pus, e Qeveria thotë se ky është raporti më pozitiv që ka pas Kosova, kjo na tregon se Qeverisë as që i bahet vonë se çka thotë Komisioni Evropian, çka thotë shoqëria civile, çka thonë mediat”, ka shkruar Demi, raporton Koha.net.
“Kur e konsideron diçka pozitive, natyrshëm ti nuk ndërmerr asgjë me përmirësu gjendjen. Kështu që shihemi më 2019, kur të dali raporti i radhës, edhe ma ‘pozitiv’ se ky i sotmi”, shkroi më tej ai.