Merih Demiral arriti në Juventus këtë verë, pas një sezoni mbresëlënës me Sassuolon.
Sidoqoftë, atij nuk i është dhënë shumë hapësirë në klubin e tij të ri, megjithëse ai duket i qet dhe pret momentin e tij.
Në një intervistë për Fanatik, ai foli për takimin e tij të parë me Cristiano Ronaldo te Juventusi.
“Ai dëgjoi që unë flisja gjuhen portugeze me Cancelon, i cili u largua për në Man City, kështu që ai e vlerësoi që ne flisnim të njëjtën gjuhë”.
“Ai tha ‘Oh, një turk që flet gjuhën portugeze”.
“Nga ai moment, ne kemi biseduar gjithmonë me njëri-tjetrin në gjuhën portugeze”, deklaroi ai duke shtuar se Ronaldo e ndihmon.
Demiral ka qëndruar në Portugali për dy vite, ku ishte pjesë e Sporting B. /Telegrafi/