Pas 5 muajsh bojkot, deputetët demokratë sot janë rikthyer në Parlamentin e Shqipërisë. “Shkaku” i rikthimit është bërë çështja e studentëve dhe protesta e tyre. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar se deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, i ka hedhur letra në fytyrë kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij, Boçi kërkoi që të shfuqizohet ligji për arsimin e lartë.
“Shprehim mbështetjen tonë për protestën e studentëve, që janë ngritur kundër sistemit dhe oligarkisë. janë ngritur kundër zhvatjes ndaj tyre dhe ndaj familjes së tyre. I ka hedhur kjo qeveri kundër, ndaj jemi sot këtu. Abrogoni ligjin për arsimin. Shqiptarët janë kunder kësaj qeverisje”, tha Boçi.