Demokrati Beto O’Rourke do të garojë për president të SHBA-së

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Beto O’Rourke, tri mandate kongresist i Partisë Demokratike, tha se do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara më 2020.

O’Rourke, 46 vjeç nga Teksasi, pritet të shfrytëzojë famën që ka fituar gjatë garës për Senat, në zgjedhjet e nëntorit të kaluar.

O’Rourke, në këto zgjedhje, ka humbur kundrejt senatorit republikan, Ted Cruz.

Por, ai ka fituar vëmendjen e mediave dhe të votuesve si një fytrë e re në Partinë Demokratike.

Disa demokratë kanë njoftuar se do të garojnë për nominimin e partisë në garën për president, vitin e ardhshëm.

Ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, 76 vjeç, nuk ka njoftuar ende për një synim të tillë, por shumë vëzhgues presin që ai të garojë.

Presidenti aktual, Donald Trump, nga Partia Republikane, pritet të garojë për mandatin e dytë, edhe pse nuk ka njoftuar ende zyrtarisht.

Të ngjashme