Shqipëria ndihmon shndërrimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë | 26 Nën 2016 | 14:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka mbështetjen e shtetit shqiptar që të transformohet nga FSK në ushtri.

Këtë mbështetje ai e ka marrë pas takimit me ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, e cila ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.

“Kemi mbështetjen e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë të transformimit të FSK-së në ushtri. Dhe FSK është e gatshme që të transformohet në ushtri”, ka thënë Demolli në një konferencë për media pas takimit me ministren Kodheli.

Demolli ka thënë se u dakorduan për planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm.

“I tërë ky bashkëpunim i ndihmon FSK-së për ngritje profesionale. FSK tashmë është e gatshme për transformim në Forca të Armatosura, tani jemi duke e pritur vetëm vendimin politik” ka thënë Demolli.

Ajo ka thënë se Shqipëria do të jap përkrahjen maksimale për ngritjen profesionale të FSK-së.

“Personalisht besoj se shpejt do të kalohen pengesat qoftë ligjore apo tjera për transformimin e FSK-së në ushtri”, ka deklaruar Kodheli, duke siguruar ministrin Demolli që ka mbështetjen e plotë që FSK-ja të integrohet në struktuyrat Euroatlantike.

haki-demolli-kodheli haki-demolli-kodheli1

 

Të ngjashme