Një delegacion ushtarakësh-ekspertë nga Qendra për Zhvillim të Lidershipit dhe Edukim Civil të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, të prirë nga komandanti Volker Brasen dhe nënkolonel Martin Gerster kanë vizituar sot Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës.
Delegacioni gjermanë u prit, në vizita të ndara, nga ministri Haki Demolli, sekretari i përgjithshëm Shkëlzen Sylaj dhe drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK-së, gjeneral brigade Zymer Halimi.
Ministri Demolli e falënderoi delegacionin ushtarak gjerman për ndihmën e pakursyer që Gjermania dhe Forcat e saj Ushtarake i kanë dhënë ndër vite FSK-së për edukimin dhe trajnimin ushtarak, si dhe për mbështetjen e dhënë për integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.
Ai po ashtu i njoftoi ekspertët ushtarakë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së si; bashkëpunimin ndërkombëtar, arritjet profesionale, e në veçanti lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.
Ministri i FSK-së i shprehu dëshirën delegacionit gjerman për ta rritur bashkëpunimin edhe në fusha tjera me interes të dyanshëm.
Vlen të cekët se delegacioni ushtarak gjerman, në bazë të Planit të bashkëpunimit dypalësh që ka MFSK-ja me Gjermaninë, që nga data 20 shkurt 2017 ka filluar mbajtjen e seminarit me temë “Forcat e Armatosura në Demokraci” i cili do të vazhdojë deri më 24 shkurt 2017.
Në fund, ekspertët ushtarakë gjermanë falënderuan ministrin Demolli, sekretarin Sylaj dhe gjeneral Halimin për pritjen dhe njëherazi premtuan thellimin e bashkëpunimi edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë.