Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, me ftesë te Ministrit të Mbrojtjes se Kanadasë, u nis sot, për vizitë tre ditore në këtë shtet, për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Forumit të Halifaksit për Sigurinë Ndërkombëtare, që do të mbahet nga data 18-20 nëntor 2016.
Ministri Haki Demolli në Halifaks do të ketë takime bilaterale me Zëvendës Sekretari e Mbrojtjes Amerikan Robert Work si dhe me ministrin e Mbrojtjes në Qeverinë e Kanadasë, Harjit Singh Sajjan, pastaj me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hannes Hanso, ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, Sekretarin e përgjithshëm të Parlamentit, Ralf Brauksiepe nga ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë si dhe delegacionin e tjera pjesëmarrëse në Forumin e Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare.
Konferenca, Forumi i Halifaksit për Siguri Ndërkombëtare, është konferencë e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes në Amerikën e Veriut, dhe takimi më i madh i udhëheqësve më të lartë politikë dhe ushtarakë.