Demolli pjesë takimit të Kartës së Adriatikut A5-SHBA  

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 14:30 | Nga

Në kuadër të margjinave të takimit të ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A-5 –SHBA, që është zhvilluar në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë, ministri i FSK-së Haki demolli ka pasur disa takime të rëndësishme dypalëshe me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë takim.

Në kuadër të takimeve bilaterale ministri Demolli ka pasur takim njohës me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e ri të Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiqeviq.

Në takim është theksuar gatishmëria e thellimit të bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, me këtë rast pala kroate ka shprehur gatishmërinë për mbështetje edhe të kërkesave tjera nga Kosova që ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Në kuadër të takimeve dypalëshe, ministri Demolli pati takim njohës edhe me ministrin e ri të mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Gjatë takimit ministri Boshkoviq ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes në të gjitha sferat në interes të zhvillimit të FSK-së. Ministri Demolli i uroi atij detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e mbështetjes reciproke në kuadër të synimeve të përbashkëta.

Ministri Demolli po ashtu në kuadër të takimeve bilaterale në këtë samit, pati takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë. Në takim dy palët ranë dakord për hartimin e planit bilateral të bashkëpunimit për vitin 2017.

haki-demolli1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme