Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka arritur në Kosovë për një vizitë zyrtare, me ç’rast është takuar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.
Ministrja Kodheli është përcjellë në ambientet e MFSK-së në mënyrë solemne nga garda e FSK-së
Pas takimit të ministrit të MFSK-së, Haki Demolli me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, do të ketë edhe takim bilateral në mes të dy delegacioneve.