Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli, ka zhvilluar takim me deputetë të Parlamentit Evropian, Tonino Picula nga Kroacia, Angle Dizhambazki nga Bullgaria, Lars Adaktusson dhe Jasenko Selimoviq nga Suedia, Julie Ward nga Mbretëria e Bashkuar, Igor Soltes nga Sllovenia të shoqëruar edhe nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolava.
Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe deputetëve të Parlamentit Evropian u bisedua për aspektet e sigurisë në vend, dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, si dhe për përfshirjen e komuniteteve pakicë në FSK-së dhe barazinë gjinore brenda institucionet tonë.
Ministri Demolli i informoi deputetët e Parlamentit Evropian mbi përgatitjet, diskutimet dhe planet e Ministrisë për FSK për transformimin e FSK-së në FAK duke theksuar se “Plani ynë rreth transformimit është plotësisht transparent dhe i koordinuar mirë me partnerët tanë strategjik’’.
Gjithashtu, ministri Haki Demolli i njoftoi eurodeputetët edhe mbi të arriturat dhe sukseset në integrimin e komuniteteve në FSK e gjithashtu edhe për vëmendjen që i kushtohet barazisë gjinore në MFSK dhe FSK.
Më tej, ministri Demolli lidhur më këtë tha se është në fazën finale përgatitja e strategjisë për përfaqësimin e komuniteteve dhe sistemimin e ngritjen ne karrierë të pjesëtarëve të komuniteteve që tashmë janë pjesë e FSK.