Në Komunën e Vushtrrisë pranë marketit “Emona City”, nga qytetarët e pandërgjegjshëm dhe veturat e shumta gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit shtylla e ndriçimit publik është demoluar nga vendi dhe ka mbetur vetëm pjesa e poshtme e saj që janë telat e energjisë elektrike.
Telat e energjisë elektrike nga demolimi i shtyllave të të ndriçimit publik mund të jenë fatal për qytetarët në rast të kontaktit me ta.
Rasti është konfirmuar edhe në raportin e Policisë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, por autorë e këtij akti vandal nuk janë identifikuar.