Demonstruesit në Francë nuk e përfillën ndalesën për grumbullim shkaku i Coronavirusin, iu kundërvunë dhunshëm policisë në demonstratat kundër qeverisë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Në Francë janë zhvilluar demonstrata të dhunshme kundër qeveritare, megjithëse autoritetet e sigurisë kanë kërkuar që të mos ketë grumbullime në masë, nga frika e përhapjes së coronavirusit.

Më se 800 demonstrues, iu kundërvunë dhunshëm policisë, derisa kërkonin largimin e presidentit Emmanuel Macron dhe administratës së tij.

Gjatë orëve të vona të pasdites, pjesëtarët e Jelekëve të Verdhë ia kanë vënë flakën disa veturave dhe i sulmuan mbrojtësit e rendit, të cilët hodhën gaz lotsjellës. “Kemi arrestuar 20 persona, shkaku i ushtrimit të dhunës dhe mos bindjes nda përsonave zyrtar”, thuhet në raportin e policisë.

Afër Ministrisë Financave, i është vënë zjarri disa motoçikletave të parkuara, ndërsa zona është përfshirë nga re të dendura tymi.

Kjo është fundjava e 70-të, që kur kjo lëvizje demonstron ndaj qeverisë, ndërsa pjesëtarët e saj mbajnë të veshur jelekët e verdhë fluoreshent si simbol dallues për punonjës.

Mirëpo, organizimi i fundit është zhvilluar kur Franca është përfshirë nga pandemia e coronavirusit, ndërsa grumbullimet në masë, përbëjnë rrezik për përhapjen e infeksionit. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme