Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka takuar delegacionin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mre të cilin ka diskutuar për arritjet e Komunës së Prishtinës në realizimin e projekteve që shërbejnë për përmirësimin dhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve, përkundër sfidave të mëdha që ka pasur përpara.
Komuna e Prishtinës deri më tani ka realizuar një varg projektesh në bashkëpunim me DEMOS-in, si rregullimi i oborrit të shkollës “Ismail Qemajli”, këndi i librave, këndi i luleve, parku “1 Tetori”, softueri për prokurim, financa dhe tatim në pronë, e të ngjashme.
Përfaqësuesit zviceranë përgjatë këtij takimi përgëzuan Komunën e Prishtinës për mënyrën e qeverisjes, duke theksuar se tashmë kjo Komunë është bërë shembull i mirë edhe për komuna të tjera jashtë territorit të Kosovës.