Dëmtohet ndriçimi në disa shtylla në Suharekë, reagon Bali Muharremaj

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas dëmtimit që i është bërë ndriçimit në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se personat e pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike.

Muharremaj i ka bërë apel policisë që të patrullohet më shumë në atë zonë.

Postimi i plotë:

Ndriçimi është dëmtuar rëndë në disa shtylla tek Shtigjet e Ecjes në Suharekë.

Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë qëllimisht pronën publike, dhe hapësirat të cilat i shfrytëzojnë qytetarët për shëndetin e tyre.

Apeloj tek organet kompetente sidomos tek Policia, që të patrullohet më shumë tek kjo zonë që ta ruajmë ambientin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme