Dënimi i ish-krerëve, OVL-UÇK nesër mbledh Këshillin Drejtues

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbledhë Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.

OVL-UÇK ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në selinë qendrore, duke filluar nga ora 12:00.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nesër në ora 12:00, do të mbledhë në selinë qendrore Këshillin Drejtues dhe strukturat e saj, për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.

Pas mbledhjes, organizata ka paralajmëruar konferencë për media, ku pritet të bëhet i ditur qëndrimi i saj dhe veprimet e mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit.

“Pas përfundimit të mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK do të mbajë konferencë për media, ku do të bëhet e ditur qëndrimi i Organizatës dhe veprimet tona të mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme