Dënohet me 27 vjet burgim Bujar Demaj për vrasjen e vëllezërve Pukaj në vitin 2012 në Junik

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me 27 vite burgim, të akuzuarin Bajram Demaj, për vrasjen e dyfishtë të Blerim dhe Vllaznim Pukajt dhe plagosjen e rëndë të Nazmi Pukajt.

I akuzuari Demaj u gjykua me 27 vite burgim për vrasje të rëndë dhe 6 muaj burgim për armëmbajtje pa leje, ndërsa pas aplikimit të dënimit unik, atij iu shqiptua dënimi me 27 vite burgim.

Ndryshe, Bujar Demaj është arrestuar nga autoritetet belge dhe më 26 janar është ekstraduar në Kosovë.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 10 janar të vitit 2020, ndërkaq ndaj tij kishte edhe një fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga 30 prilli i vitit 2014.

Të ngjashme