Dënohet me burg për trafik droge i moshuari shqiptar në Gjermani

Prishtinë | 17 Qer 2023 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Një 70-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për trafik droge në Gjermani.

Bashkë me të moshuarin shqiptar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe një 30-vjeçar, shtetas nga Armenia.

Sipas mediave gjermane dy të dënuarit bashkëpunonin për tregtimin e drogës dhe në momentin e arrestimit në banesë policia ju gjeti edhe 1 kg drogë.

Gjatë seancës gjyqësore, të dy të pandehurit mohuan akuzat.

Avokati i të moshuarit është shprehur se “Ai është i varfër, merrej vetëm me paketimin e drogës, por nuk kishte asnjë pjesë në shitje apo fitim. Madje paratë e gjetura janë shuma të vogla, dhe kjo është një provë”.

Të ngjashme