Dënohet me shtatë vjet e gjysmë burgim, por gazetari turk nuk ndalet kundër Erdoganit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 12:55 | Nga

Një gjykatë turke ka dënuar gazetarët nga e përditshmja opozitare Cumhuriyet se po I ndihmonte organizatave të paligjshme “terroriste” – por redaktorët u zotuan se gazetaria e tyre e ndershme nuk do të ndalej, raporton Guardian.

Kjo gazetë ka qenë tepër e ashpër ndaj presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe ka bërë artikuj që e kanë zemëruar kreun e shtetit turk.

Një gjykatë në Silivri, jashtë Stambollit, dha dënime të shumta për 13 gazetarë dhe drejtues se po i “ndihmonin dhe nxisnin organizatat terroriste edhe pa qenë anëtarë të tyre” përcjell Periskopi.

“Asnjë dënim nuk mund të n’a ndalë neve nga të bërit gazetari. Nëse është e nevojshme, do të shkojmë në burg sërish por do të vazhdojmë të bëjmë gazetarë të mirë e të ndershme,” tha Murat Sabuncu pasi u dënua me shtat vjet e gjysmë burg.

Ky i fundit tha që dënimi nuk iu dha veç atij, por gjithë Turqisë dhe lirisë së shtypit në këtë vend.

Mes të dënuarve ishin edhe disa emra të njohur të gazetarisë turke, përfshirë raportuesin investigativ Ahmet Sik, që është parë si një ndër kritikët më të mëdhenj të lëvizjes së Gulen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme