Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë zyrtarisht mandatet

Prishtinë | 07 Nën 2022 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar sot mandatet në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Njëmbëdhjetë deputetët e Listës Serbe kanë marrë këtë vendim si shenjë proteste ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës në raport me targat.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve që të mos braktisin institucionet e Kosovës, pasi në këtë mënyrë dobësojnë shërbimet për qytetarët.

Sipas tij, përmes vendimit të Listës Serbe, Beogradi zyrtar dëshiron të destabilizojë situatën në Kosovë, mirëpo Kurti ka thënë se Serbia “nuk do t’ia dalë në këtë mënyrë”.

Të ngjashme