Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilët kanë bllokuar hyrjen e Qeverisë mëngjesin e të enjtes, janë nisur pastaj për në Kuvendin e Kosovëes, ku kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme.
“Sot po ashtu ju njoftoj se do të jem sërish në Kuvendin e Kosovës. Do ta përsërisim kërkesën formale zyrtare për thirrjen e seancës nesër, sikurse do të kemi edhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Çitaku.
