Deputetët kërkojnë Vetting për të gjitha institucionet, dënojnë ashpër rastin në Drenas

Prishtinë | 08 Shk 2019 | 15:59 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po vazhdon debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi, tha se për tu zvogëluar rastet e abuzimit seksual duhet që të kërkohet nga institucionet përgjegjëse të raportojnë për rastet e tilla, si ka ecur procedura e hetimit dhe me çfarë dënimi ka përfunduar, raporton Ekonomia Online.

“Në Kosovë ka individ të sëmurë, të pamoralshëm që ngacmojnë e dhunojnë, por në këtë vend institucionet e shtetit nuk janë indiferente ndaj rasteve të tilla që në Kosovë janë raste të shpeshta. Për t’i zvogëluar rastet e tilla ne duhet të kërkojmë evidencë që janë raportuar në polici, institucione shëndetësore, prokurori e gjyqësi dhe të kërkojmë raporte se si kanë përfunduar këto raste, sa nga këta i kanë dënuar me dënim të dhunuesve”, tha ai.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, tha se duhet të behet ndarja e “shapit nga sheqeri” që njerëzit e pamoralshëm dhe kriminel të mos punojnë ne institucionet e ndershme. Ajo tha se ministritë e linjës duhet të marrin përgjegjësi për rastin e tillë.

“Këto raste nuk kanë filluar sot, por janë me vite të tëra dhe ky rast është shembull që çdo parti politike të jetë e një vendimi dhe të luftohet drejtë për këtë dukuri. Për të bërë një gjë të tillë nuk është kryetari i Kuvendit, nuk është ministri i shëndetësisë, i arsimit doli, ministri i drejtësisë jemi këtu për të marr përgjegjësi që na takojnë”, tha Gaxheri.

Ajo tha se ky rast tregon se si funksionojnë hallakat e zinxhirit të institucioneve të Kosovës.

“Në shkolla tona ka arsimtar e mësues të llojit monstrum ka edhe pedofil e kriminel, ka arsimtar me probleme mendore dhe fatkeqësisht që sindikata e arsimit që një muaj na ka lënë në grevë e sot ende nuk e gjetën forcën për të deklaruar për një rast të tillë, ku është përgjegjësia e tyre”, tha ajo.

Gaxheri tha se ka edhe polic të cilët bashkëpunojnë me kriminel.

“Kemi mjekë të ndërgjegjshëm e të aftë profesionalisht, por ka kriminel, hajna që nuk e meritojnë të jenë aty dhe duhet bërë diferencimin, duhet ta bëjë ministria të mos i bëj bashkë mjekun e mirë dhe të keq”, shtoi ajo, raporton EO.

Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, tha se sa më shpejtë duhet rritur numrin e strehimoreve për viktimat e dhunës.

“Mbështesim rekomandimet e deputetëve dhe kërkojmë të jetësohen sa më shpejtë kërkesa për strehimore që të strehohen viktimat e dhunës në familje”, tha ajo.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ky rast është shembulli më i mirë që në Kosovë sa më shpejtë të ndodh procesi i Vetting-ut.

“Duhet proces Vettingu për gjitha institucionet e Kosovës”, tha Zemaj.

Ai po ashtu tha se ka një numër të madh të lokaleve të masazheve, e të muzikave ku në to bëhet keqpërdorim i vajzave.

Të ngjashme