Deputetët nuk votojnë për rritjen e pagave për Shërbimin Korrektues

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit nuk kanë votuar propozimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu për rritjen e pagave të Shërbimit Korrektues, gjatë votimeve të neneve të Projektligjit për Pagat, raporton Ekonomia Online.

Ky propozim morri vetëm 44 vota të deputetëve nga 65 sa ishin të pranishëm në sallë.

Ministri i Drejtësisë (MD) Abelard Tahiri tha se pagat në Shërbimin Korrektues janë sipas vendimit të paraparë dhe nuk ka nevojë për rritje.

“Pagat në shërbimin korrektues kanë qenë në vendim të paraparë. Këtu është bërë maksimumi më e kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues dhe jemi duke i rekrutuar edhe 80 për vitin e ardhshëm.”

Ndërsa deputetja nga LVV-ja Albulena Haxhiu tha se është e padrejtë që të ndahet nga buxheti për “Bechtel&Enkan”, ndërsa për Shërbimin Korrektues dhe shërbyesit civil jo.

“Sa herë që bije fjala për shërbyesit korrektues gjithmonë thoni se nuk ka buxhet. Pse s’po thoni që s’ka buxhet edhe për ‘Bechtel&Enkan’ që ia keni dhënë milionat”.

Të ngjashme