Deputetët për dhe kundër gazetarëve

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 11:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para se të vijë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për të raportuar në Komisionin për Administratë Publike, deputeti Milaim Zeka, ka shtruar çështjen e kërkimit të daljes jashtë të medieve, nga kryetari i komisionit Nait Hasani, në mbledhjen ku u diskutua për bordin e RTK-së.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetes, Shqipe Pantina, e cila tha se deklarata e Zekës nuk është e njëjtë me atë që bëri ditën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Nismës Milaim Zeka, tha se reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), pas largimit të gazetarëve nga mbledhja ka qenë i panevojshëm.

“Ka bë një reagim AGK për reagim që i keni qitë jashtë. A është reagim i pavend, vendimi i kryetarit as mu s’më ka pëlqyer, por është komplet e jona a me e majtë ne mbledhjen a jo. Jam kundër këtij reagimi, sepse kanë punë shumë më të mëdha se kjo. E shoh reagimin të pavend të dy tre gazetarëve që kanë reaguar”.

Kurse Shqipe Pantina, nga PSD-ja tha se gazetarët  nuk është dashtë që të nxirren jashtë  në atë formë, raporton EO.

“Mendoj që mënyra qysh janë nxjerrë jashtë ka qenë e gabuar ish dashtë me u shpjeguar, me këtë kërkesë dhe me e qitë në votim. Sepse në fund jemi komision për media, por sinqerisht Milaim diçka tjetër ke deklaruar jashtë atë ditë”.

Sërish Zeka morri fjalën duke përdorur edhe fjalë banale, duke kundërshtuar edhe kryetarin e komisionit Hasani.

“Këto pordhat që i bëjnë gazetarët, mu nuk më kërset hiç. Jam kundër reagimit banal të gazetarëve. Kryetar jam edhe kundër teje”.

Nait Hasani, ka thënë se AGK nuk ka reaguar asnjëherë për keqpërdorimin që kanë bërë mediet ndaj deputetëve brenda Kuvendit.

“Gazetarët na kanë incizuar prapa xhepave. Gazetarët i kanë incizuar të brendshmet e  femrave. Asnjë reagim nuk e kemi për keqpërdorim të zyrtarëve”.

Të ngjashme