Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, sot votoi kundër Projektligjit për pagën minimale të propozuar nga qeveria e vendit. Ai tha se këtë e bëri pasi që nuk u përfshin veteranët e UÇK-së në këtë Projketligj.
Ai në një prononcim për Gazetën Metro tha se se në këtë projektligj nuk duhet të përjashtohen kategori të caktuara të shoqërisë.
“S’ka të drejtë askush me i injorue veteranët e luftës, sepse është mesazh i keq”, tha ai.
Më tutje Humolli tha se kategoria e veteranëve të luftës nuk përbëjnë barrë për buxhetin e shtetit.
“Buxheti nuk rëndohet me veteranët”, tha Humolli.
Sot pas shumë debateve në Kuvendin e Kosovës, Projektligji për pagën minimale nuk kaloi tutje, pasi në votim morën pjesë vetëm 56 deputetë, me 51 që votuan pro dhe 5 kundër.