Deputeti i PDK-së e quan të papjekur deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin: Nuk ishte diplomatike as politike

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 08:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, e ka quajtur të papjekur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ai ka thënë se kjo deklaratë nuk ka qenë diplomatike e as politike, raporton Ekonomia Online.

Beqa ka thënë se kryerësit e vrasjes së Ivanoviqit duhet të dalin para drejtësisë.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se deklaratat e Kurtit ndër vite për Ivanoviqin kanë dallime të mëdha, teksa thotë se Kurti e ka lartësuar ish-politikanin serb, i dënuar me nëntë vite nga Gjykata e EULEX-it për vrasjen e 10 shqiptarëve në prill të vitit 2000.

“Realisht unë konsideroj që deklarata e Kurtit, ndoshta nuk ia vlen as të vlerësohet për arsye se kemi një Kurti që në 2016 për të njëjtin person e jepte një deklaratë krejt të kundërt me atë që thotë sot në vitin 2023, andaj mendoj se është një deklaratë e papjekur e kryeministrit. Mendoj se nuk ka qenë as diplomatike e as politike, dhe për këtë jemi këtu që të gjithë ata që kanë bërë krime apo dorasit e Ivanoviqit, të dalin para drejtësisë”, u shpreh Beqa për Ekonomia Online.

“Kryeministri Kurti në vitin 2016 e ka quajtur të ndjerin kriminel, ndërsa në vitin 2023 e bënë hero dhe thotë se duhet ta marrim shembull punën e tij. Andaj mendoj secili duhet të përgjigjet për ata se çfarë ka bërë, dhe mendoj se duhet të zbardhet rasti dhe të dënohen kryerësit e vrasjes së Ivanoviqit, por në të njëjtën kohë i ndjeri ka pasur përgjegjësi për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë”, u shpreh Beqa për EO.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se e kaluara e Ivanoviqit ka qenë kriminale si udhëheqës i grupit kriminal “rojet e urës”.

“Realisht ai (Ivanoviqi) ka qenë përgjegjës për shumë ngjarje që kanë ndodhur në kundërshtim me Kosovën e qytetarët e saj, dhe ka marrë pjesë në grupin kriminal ‘rojet e urës’, por nuk ia vlen të flasim për të që nuk është në jetë më, por kryeministri Kurti është labil në deklaratat dhe qëndrimet e tij”, ka thënë Beqa për EO.

Të ngjashme