Muja shpjegon pse VV dikur e quante Zajednicë Asociacionin

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Muja është pyetur se se si është e mundur që VV edhe e pranoi Asociacionin edhe e futi vendin në probleme me ndërkombëtarët.

Muja tha: “Tek marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, ekzistojnë pika 1,2,3,4, që në fakt flitet për avancimin e pozicionit të Kosovës në anëtarësimin në organizata evropiane dhe ndërkombëtare”.

Më pas deputeti tha se me Qeverinë Kurti është kthyer normaliteti në veri.

“Sidomos pas Banjskës ka njëfarë normaliteti dhe sigurie. Do të ketë sfida, por duhet të jemi vigjilent. Por më gëzon fgakti që shteti i Kosovës funksionon atje”, u shpreh Muja.

“E kemi marrë një pjesë të territorit që ka qenë jashtë kontrollit të shtetit tonë”, tha  ai t7.

Të ngjashme