Deputeti i VV-së: Shpend Ahmeti do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se Shpend Ahmeti do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rrahmani ka bërë të ditur edhe njëherë se nuk do të lejohet që hyrja e qytetarëve nga vendet e tjera të Kosovës për në Prishtinë të bëhet me pagesë.

Sipas Rrahmanit, Ahmeti gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur dhe ka humbë kontrollin.

“Mirë që i kanë mbet edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës.”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet, do të eliminojë tollovinë në komunikacion, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.

“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketëedhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. E gjitha kjo me idenë që, po njerëzit kanë nevojë për kerre, por jo edhe bash sa i vozisim na. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh në këmbë me hecë.”, tha Ahmeti për Kanal10.

Postimi i plotë i Rrahmanit:

Shpend Ahmeti, gjatë kësaj deklarate me siguri ka qenë i dehur!!! E ka humbë Kontrollin😀

Hyrja e qytetarëve në Prishtinë nuk mund të bëhet me pagesë, është kundër ligjore dhe nuk do të lejohet një veprim i tillë në asnjë mënyrë.

Mirë që i kanë mbet edhe disa muaj, e keq që do të mbahet mend gjatë për shkatërrimin e Prishtinës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme