Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike në Serbi, Balsha Bozhoviq i ka pyetur presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq se kush e ka vrarë Oliver ivanoviqn dhe se kur do të zbulohet e vërteta në lidhje me këtë vrasje.
Ai pyeti se pse zyra e prokurorisë speciale në Serbi është e heshtur dhe pse nuk ka nisur hetime të gjera në atë se çka i parapriu vrasjet.
“Pse Prokuroria Serbe nuk filloi një hetim kundër Marko Gjuriqi dhe Zheljko Mitroviqit, kundër njerëzve që janë autorë të drejtpërdrejtë të persekutimit politik të Oliver Ivanoviqit dhe sfondin politik të vrasjes së tij”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Lideri i Iniciativës Qytetare serbe SDP u vra në janar të këtij viti para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.