Deputetja e LDK-së: Paska edhe më keq se me vjedh në bukë, duke vjedhur në ujë – VV-ja “komandohet” nga Dejona

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se Qeverisë Kurti nuk po i mjafton një skandal korruptiv, pasi “tash ka filluar me nga dy e tre t’u dalin në ditë”.

Deputetja e LDK-së në seancën e sotme, ka thënë se i gjithë kabineti qeveritar “komandohet” nga një grua e që sipas saj është Dejona Mihajli. Sipas Krasniqi, VV-ja ka filluar të “vjedhë” edhe në ujë.

“Këto dite jemi dëshmitare të një skeme të rrezikshme parapolitike të anëtarëve të VV-së të cilët e dirigjojnë të gjithë kabinetin qeveritar dhe jo vetëm, po del qe ata njerëz pa funksion shtetëror po komandojnë edhe me institucionet tjera publike qe janë te ndara nga organet e qeverise. Dejona kjo grua e fuqishme e cila vendos se edhe kur të kemi rryme dhe kur të mos kemi, Mimoza e cila koordinohet me Radojcicin dhe vëlla e ka Simicin, Martini e Nagipi qe po vjedhin rryme e shok i këtij grupi kriminal është edhe Naser Hafizi i cili fal miliona euro borxh ambalazhuesve te ujit në emër të Qeverise dhe i gjithë ky rrjet kriminal e kanë një emërues te përbashkët Albin Kurtin”, ka thënë Krasniqi.

“Kur vodhën në grurë e në vaj, pra në artikuj bazë të jetesës kam menduar që s’ka ku shkon më keq. Ku ka më keq se me vjedh në rezerva të ushqimit bazë, ushqimit esencial…dhe atë në kohë të krizës e pandemisë, kur njerzit po vdisnin e spitalet ishin përplot me qytetarë të sëmurë. Pra vodhën në grurë, në bukë, s’ka më keq. Por ka një gjë më esenciale për jetën e njeriut, sesa buka: …Uji. Këta vodhën edhe në ujë. Do të thotë, e kisha pas gabim: Paska edhe më keq se me vjedh në bukë, me vjedh në ujë. Kjo qeveri…kjo parti në pushtet… janë mundu me zbrit një borxh rreth 19 milionë euro në rreth 1 milion, duke u mundu me ja hup buxhetit të Republikës rreth 18 milionë euro. Po e përsëris: rreth 18 milionë Euro”, u shpreh Krasniqi.

“Pra, 18 milionë euro para që ju takojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me të cilat kishin mujt me u ndërtu dhjetë shkolla e çerdhe, spitale e rrugë. Janë mundu me i fal këto 18 milionë nga llogaria e Kosovës sonë, e në anën tjetër i kanë mbush llogaritë personale me qindra mijëra Euro. Krejt kjo e planifikuar me një skemë të sofistikuar brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, specifikisht Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor”, ka thënë Krasniqi në seancën e sotme.

Të ngjashme