Deputetja nga Shqipëria ankohet për trafikun e Prishtinës, ka një kërkesë për Përparim Ramën

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Në emisionin Frontal , mysafire këtë të martë ishte deputetja në paralementin e Shqipërisë, Flutura Açka, njëherësh edhe anëtare e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit dhe kryetari i Komisionit për Arsim në Kosovë, Ardian Gola.

Mysafirja nga Shqipëria u ankua për trafikun e Prishtinës, duke thënë se qyteti është ngufatuar.
Ajo tha se kryetari i Prishtinës duhet ta mendojë një zgjidhje për qarkullimin e veturave.

“Keni bërë gabim me ngufatjen e kryeqytetit. Këtë e vura re. Këtë gabim e bëjmë edhe ne në Shqipëri dhe ky është një problem që e keni marrë nga ne. Prishtina ishte e ngufatur, nuk e di çfarë ka ndodhur. Kjo nuk është Prishtina e përjetimeve që ne e ëndërrojmë”, u shpreh Açka në Frontal.

Të ngjashme