Deputetja PDK-së: Do ta votonim sërish Gjykatën Speciale sepse besojmë në luftën e pastër të UÇK-së

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka deklaruar se do ta votonin përsëri Gjykatën Speciale.

Ajo në Info Magazine u shpreh se jo vetëm këtë, por secilën gjykatë do ta votonin meqë janë të sigurt që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër.

”Sepse jemi të bindur në pastërtinë e luftës tonë dhe pastërtinë e kësaj lufte”, është shprehur ajo.

Këto deklarata Ismaili i dha pasi deputeti i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku tha se ata që e votuan Gjykatën Speciale duhet kërkuar falje.

Të ngjashme