Milani dhe Interi kanë barazuar 2 me 2 në derbin e Milanos.
Suso ishte udhëheqës i Milanit me dy gola. Ai shënoi golin e parë në minutën e 43-të. Rezultati u barazua nga Antonio Candreva në minutën e 53-të, ndërsa pesë minuta më vonë Suso ktheu epërsinë te Milani. Ivan Perishiq në minutat shtesë realizoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Ky barazim çon Milanin në kuotën e 26 pikëve në pozitën e tretë, me shtatë pikë prapa Juves që prin. Interi është i nënti me 18 pikë.